U kthye nga emigrimi, kush ishte objektivi i atentatit ne Tepelene

Aktualitet

Zbardhen të tjera detaje nga atentati ndaj dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, ku humbi jetën njëri prej tyre, Artur Bresha.

Abcnews.al shkruan se deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar në polici. Burimë bëjnë me dije se objektivi i atentatit ka qenë viktima, pasi dyshohet se ka pasur shumë borxhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq, i plagosuri Artan Bresha ka marrë tre plumba por është jashtë rrezikut për jetën. Dyshimet janë për një person si autor të ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë. Po ashtu ende nuk është gjetur makina që është përdorur në atentat.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Artur Bresha, 47 vjeç është qëlluar për vdekje teksa ishte në punë, si roje në kantierin e Bypass-it të Tepelenës. Pas ekzekutimit, autorët e dyshuar i kanë marrë makinën viktimës dhe janë drejtuar për në shtëpinë e vëllait të tij Artan Bresha.

Ata e kanë pikasur 43-vjeçarin rrugës për në shtëpi dhe e kanë plagosur.

ME TE LEXUARAT