Anti-KÇK/ SPAK zbardh listen e 16 pronave te bandave per te cilat kerkohet sekuestrimi ne gjykate

Aktualitet
Anti-KÇK/ SPAK zbardh listen e 16 pronave te bandave per te cilat

TIRANE-Mes kërkesave që SPAK-u njoftoi dje se ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për miratim sekuestroje është edhe pasuria e Saimir Taullaut. Por avokati i tij, Detar Hysi ka reaguar duke deklaruar se pronat që janë sekuestruar janë vendosur me burim të ligjshëm dhe se janë në emër të vëllezërve të Taullaut. Ai theksoi se pronat, sipas tij të ligjshme janë blerë me kontratë shitje toke në vitin 2006 me vlerë 3.2 mln euro. Sipas tij, "SPAK-u ka tejkaluar kompetencat, do ndjekim procedurat ligjore për kthimin e pronave, pasi janë të ligjshme".

NJOFTIMI I SPAK

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIM, Datë 25.02.2020

“Mbi vlerësimin e kërkesave për sekuestrim në kuadër të Aktit Normativ.

Prokuroria e Posaçme, nga data 21.02.2020 deri me datën 24.02.2020 ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

1.Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.

2.Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.

3.Automjet, marka “Audi A8”.

4.Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

5.Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

6.Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

7.Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

8.Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

9.Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

10.Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

11.Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

12.Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

13.Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

14.Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

15.Automjeti tip “JEEP”, me ngjyrë të errët

16.Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Ndërkohë me datën 22.02.2020, është vendosur heqja e masës së sekuestros (në kushte emergjence) të vendosur me Urdhërin Nr.138 datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

ME TE LEXUARAT