Dasma kthehet në tragjedi, shpërthimi i gazit vret 11 persona

Bota

Shpërthimi i një tubi gazi qe perdorej per ngrohje vrau të paktën 11 njerëz dhe plagosi 42 të tjerë. Ngjarja ndodhi gjatë një ceremonie martesore në Iranin perëndimor, njoftoi të premten TV shtetëror i vendit.

Raporti thotë se pesë fëmijë dhe pesë gra ishin midis atyre që u vranë në shpërthimin, i cili ndodhi të enjten në mbrëmje në qytetin me shumicë kurde Saqqez, rreth 450 kilometra (255 milje) në perëndim të kryeqytetit, Teherani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tre nga të lënduarit u raportua se ishin në gjendje të rëndë. Raporti i TV thoshte se incidenti ndodhi pas një rrjedhje nga tubi që ushqente ngrohësin brenda sallës së dasmave.

Qeveria njoftoi zi kombëtare një ditore në provincën e Kurdistanit perëndimor.

Irani herë pas here sheh incidente të tilla, për të cilat kryesisht fajësohen për mospërfillje të masave të sigurisë, pajisjeve të vjetra dhe shërbimeve të papërshtatshme të urgjencës.

Në 2005, një zjarr shpërtheu në një xhami në qendrën e Teheranit gjatë lutjeve, duke vrarë 59 besimtarë dhe plagosur rreth 250 njerëz.

ME TE LEXUARAT