Dosjet e Krujes per termetin, Olsian Çela: Mos kurseni askend

Aktualitet

Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela pas vizitës në prokurorinë e Durrësit, sot ka vizituar dhe ka zhvilluar një takim me prokurorët e rrethit të Krujës. I shoqëruar nga drejtori Dekriminalizimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë Adnand Xholi, Olsi Çela, ka takuar drejtuesin e prokurorisë së Krujës, Petrit Cano. Ky i fundit e ka njohur kryeprokurorin e ri me problematikat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019 në rrethin e Krujës dhe nisjen e hetimeve për rastet ku janë shënuar viktima dhe dëme të shumta materiale.Nga ana tjetër Olsian Çela, u shprehu kolegëve të tij në Krujë që të hetojnë pa ngurrim të gjitha problematikat në tre dosjet e hapura dhe tw mos kursejnë asnjë individ, zyrtar, biznesmen apo kushdo qoftë ai, nga përgjegjësia penale.Mesohet se momentalisht në prokurorinë me Krujës janë të regjistruar tre dosje penale, ku e para ka në fokus hetimin e situatës para se të binte tërmeti dhe dëmtimin e tre pallateve në Thumanë, ku humbën jetën disa persona. Në këtë çështje po administrohet me shumë vëmendje i gjithë dokumentacioni që është raportuar për gjendjen e tre pallateve në Thumanë dhe mosveprimi i zyrtarëve lokalë dhe qendrorë për të shmangur këtë tragjedi.Ndërkohë një dosje e dytë që po hetohet ka në fokus dëmtimin e godinave institucionale si shkolla, xhamia, dhe qendra shëndetësore e Thumanës, të cilat janë objekte të ndërtuara kohët e fundit nga kompanitë private.Nga ana tjetër një dosje e tretë po hetohet për objektet në rrethin e Krujës që u është vënë shiriti policor, dhe pritet që në ditët në vijim të shemben me tritol nga forcat e xhenios. Këto objekte kanë shfaqur probleme në ndërtim dhe të gjitha këto problematika, pritet të hetohen nga prokuroria e Krujës.

ME TE LEXUARAT