Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Kryeprokurorja e Durresit flet pet hetimet e demeve nga termeti: Brenda pak ditesh…

Pas takimit me kryeprokurorin Olsian Cela Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të ketë edhe qëndrime zyrtare lidhur me hetimet për ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ne ndihme te grupit te hetimit, prokurorja e Durresit theksoi se janë kërkuar ekspertë nga Prokuroria e Pëgjithshme dhe KLP për të ndihmuar në hetim.

“Çështja është nën hetim dhe në ditët në vazhdim do kemi edhe qëndrime zyrtare. Kemi staf të mjaftueshëm.

Është kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP për ekspertë hetimi”, tha Jella.

Leave A Reply

Your email address will not be published.