Gazetari u jep videon prokuroreve: Cfare deshmoi per videon ku "Alla thith pluhur"

Aktualitet
Gazetari u jep videon prokuroreve: Cfare deshmoi per videon ku "Alla thith

Gazetari Artan Hoxha ka folur para mediave pasi ka dalë nga zyrat e SPAK, ku tha se kishte dhënë çdo informacion që i është kërkuar në lidhje me videoskandalin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.

Hoxha tha se ka treguar para prokurorëve për çështjen, gjithçka ai disponon përfshirë materialet filmike si dhe mënyrën se si i ka siguruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dhashë informacion për atë çfarë di unë dhe me hollësi me detajet që kam arsyetuar. Për çdo pyetje të prokurorëve kam dhënë përgjigjen time. Iu vura në dispozicion pamjet që kam marrë dhe mënyrën që i kam marrë. Kam shumë shpresë se kjo çështje do të shkojë deri në fund. Pashë një interes të madh për çështjen nga ana e prokurorëve dhe kjo mbase edhe për shkak të sensitivitetit të madh.

Di që tani po dëshmon edhe kryebashkiaku, nuk di se çfarë mund të deklarojë pasi unë flas për gjëra që më takojnë mua. Kam vënë në dispozicion të prokurorisë vetëm atë që disponoj dhe çdo informacion që ai ka kërkuar. Shpresoj që SPAK të jetë në lartësinë e pritshmërive të çdo qytetari pavarësisht se është në fillimet e punës saj. Unë nëse do të kisha prova që do më çonin se ajo ishte koakinë do e thoja”.

Gazetari u pyet edhe për deklaratën e Lefter Allës, i cili ka thënë se në nxjerrjen e videos ku shfaqej duke konsumuar kokainë kishte kontribuar Partia Demokratike dhe një televizion lokal.

“Kjo bëhet nga ana e prokurorisë, se dhe vetë ata që e kanë shkruajtur këtë deklaratë nuk e besojnë. E kuptoj propagandën, që kanë vendosur drejtues të tillë dhe pa kundërshtar përballë dhe që po mundohen ta politizojnë. Edhe pronarët e mediave dikur ish-gazetar që sot janë bërë pronar mediash, po mundohen ta shpëtojnë këtë nga ky ngërç që atë që e ka zënë sikleti, por bëjnë një gabim të madh. Nuk më lidhin dot mia me “Babale 1” apo “Babale 2”, aq më tepër që të më lidhin mua me ish-deputetin Salianji. Nuk mendoj se ndonjë shqiptar ta besojë se unë dhe Sali Berisha kemi bashkëpunim. Po u besua kjo gjë, atëherë edhe unë do të them se ka ndodhur.

Do t’i qëndroj deri në fund asaj që parashikon legjislacioni shqiptar për të shtyrë çështjen përpara. Jam thjeshtë një person që mund t’a ndihmoj hetimin dhe jo të varet nga unë ky proces. Edhe dje kam thënë se më tepër i kam mëshuar çështjes morale se sa asaj penale, këtë të dytën duhet ta bëjë prokuroria.

Unë them se moralisht pas skenave të tilla, një drejtues, nuk mund të qëndrojë në detyrë moralisht, për mua nuk ka rëndësi individi. Ishte shansi apo çështje fati që dokumentuam diçka të tillë që së bashku e komentonim por që nuk kishim prova ta denonconim zyrtarisht”.

ME TE LEXUARAT