Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Londer, studenti sulmohet për vdekje në rrugë, i merret nga dora ora luksoze

Londra eshte tronditur nga nje ngjarje e rende. Një student 26-vjeçar është vrarë ndersa identiteti i tij sipas mediave eshte Omani, Mohamed bin Abdullah Al Araimi.

Al Araimi ishte duke ecur për në shtëpi nga një restorant në Knightsbridge, Londër, kur ai u sulmua nga një bandë me maska që kërkonin orën e tij luksoze, që besohet të ishte një Rolex.

Një i aferm i viktimës i tha MailOnline se Al Araimi u përpoq të rezistonte , por u plagos me thikë gjatë përleshjes.

Ai u gjet pa shenja jete me një plagë të marrë nga thika në shpinë dhe më vonë u njoftua se nuk ia kishte dalë të mbijetonte rreth orës 1 të mëngjesit të së Premtes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.