"S`jam une", kryebashkiaku habit hetuesit: Personi qe thith droge ne video eshte aktor

Politikë
"S`jam une", kryebashkiaku habit hetuesit: Personi qe thith droge ne

Nuk jam unë personi në video, është video-montazh”- kjo mësohet se është deklarata që ka thënë para SPAK, ku qendroi më shumë se një orë, kreu i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, për videon ku pretendohet se ai po konsumon lëndë narkotike në një lokal.

Kryebashkiaku Alla ka kërkuar që të gjendet kush është personi në video, pasi ai pretendon se është aktor. Mësohet se ai ka kërkuar që për videon të pyeten ato persona që i nxorën emrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët avokati i tij, Petrit Isamili, i pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Allës në SPAK, u shpreh se nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por ngjarja pritet të qartësohet:

“Nuk dha asnjë deklaratë. Pritet të sqarohet. Video shihet se është montazh.”- u shpreh ai, ndërkohë që nuk dha më tepër shpjegime në lidhje me pretendimet e palës mbrojtëse.

ME TE LEXUARAT