Shqiptarëve u sekuestrohen para, makina luksoze dhe ora të shtrenjta

Aktualitet

Policia irlandeze ka arrestuar 2 shqiptarë të cilët ishin të afërm me njëri-tjetrin për ngjarje të kryera prej tyre në këtë shtet.

Ende emrat e tyre nuk janë bërë të ditur ndërsa mediat flasin për dy persona që drejtojnë një bandë të madhe droge por edhe me trafikun e qënieve njerëzore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se ata po përdornin përfitimet nga aktivitetet e tyre kriminale për të krijuar një gamë të gjerë biznesesh të ligjshme, përfshirë bizneset motorike dhe restorantet.

Policia sekuestroi objekte në pronësi të tyre ku përfshihej një godinë banimi në Dublin 15, një lokal i biznesit në Dublin 15 dhe një tjetër në Wicklow, dhe dy ambiente profesionale në Dublin 15 dhe Dublin 2 .

Rreth 12,000 dollarë dhe 10,000 € në para, dokumente financiare dhe pajisje elektronike ishin gjithashtu midis sendeve të sekuestruara.

Gjithashtu edhe mbi 190,000 € të mbajtura në llogari financiare janë ngrirë nga autoritetet nën Seksionin 17 (2) të Drejtësisë Penale, Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Të gjitha kontrollet u kryen nën urdhrat e CAB, Seksioni 14 i Ligjit të Byrosë Pasurive Kriminale.

ME TE LEXUARAT