Spiropali: Prane qytetareve per te siguruar qe çdo objekt do inspektohet

Politikë

Ekipet e inxhinierëve shqiptarë dhe të huaj po vijojnë inspektimet në çdo banesë dhe pallat në zonat e prekura nga tërmeti, për të parë shkallën e dëmtimit të tyre dhe për të përcaktuar tek cila kategori dëmtimi hyjnë.Në Kavajë u inspektuan sot nga ekipi i inxhinierëve rumunë godinat e prekura nga tërmeti. Gjatë këtij inspektimi ishte e pranishme dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali së bashku me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ambasadorin e Rumanisë, Mircea Perpelea.“Sot në Kavajë me Taulantin, Arbenin dhe Redin për të inspektuar bashkë me ambasadorin e Rumanisë Mircea Perpelea dhe ekipin e inxhinierëve rumunë, godinat e prekura nga tërmeti”, u shpreh Spiropali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Spiropali gjithashtu u shpreh se jemi pranë qytetarëve për të siguruar që çdo objekt do inspektohet, pra ecim përpara, por pa lënë askënd pas.“Pranë qytetarëve për të siguruar që çdo objekt do inspektohet dhe çdo hall do adresohet”, tha Spiropali.

ME TE LEXUARAT