Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Eneda Tarifa fiton ‘Kengen Magjike’: Ky festival eshte per te prekurit nga termeti

Kënga ‘Ma zgjat dorën” i ka dhuruar Eneda Tarifës çmimin e parë në edicionin e 21 të Këngës Magjike. Në mesazhin e saj këngëatarja u shprej se festivali i dedikohet shtëpive të rrënuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Mos harrojmë që jemi për një mision, mos harrojmë që ky festival i dedikohet shtëpive të rrënuara prej tërmetit dhe neve të gjithë bashkë keni bërë të pamundurën që të ndërtojmë qoftë edhe një shtëpi, sepse kjo është mundësi jonë si artistë”, tha Eneda Tarifa.

Në vendin e dytë u rendit artistja Fifi, e cila nuk mbajti dot lotët në momentin e ndarjeve të çmimeve. Ndërsa çmimin e tretë e rrëmbeu Anxhela Peristeri. I pranishëm në ndarjen e çmimeve ishte edhe Flori Mumajesi, fituesi i festivalit të kaluar i cili i dorëzoi çmimin Eneda Tarifës.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.