Mbytet nga plehrat, Kina heq qeset plastike!

Bota

Kina, një nga përdorueset më të mëdha të plastikës në botë, bëri publik planin e saj për të reduktuar ndjeshëm produktet njëpërdorimshme të plastikës në mbarë vendin.

Qeset plastike do të ndalohen në qytetet e mëdha deri në fund të 2020-tës dhe në të gjitha qytetet e tjerë dhe fshatrat deri në vitin 2022. Industrisë së restoranteve gjithashtu do t`iu ndalohet përdorimi I pipave plastike. Kina po mundohet prej vitesh të vërë në fre sasinë gjigante të mbeturinave që gjenerojnë 1.4 miliardë banorët e saj. Vendi kryesor i grumbullimit të mbetjeve atje, që arrin madhësinë e rreth 100 fushave të futbollit, është mbushur tashmë plot, që 25 vjet përpara afatit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm në vitin 2017, Kina grumbulloi 215 milionë ton mbeturina shtëpiake urbane. Por shifrat kombëtare për riciklimin nuk janë të disponueshme. Në 2010-tën, Kina regjistroi 60 milion ton mbeturina plastike, e ndjekur nga SH.B.A. me 38 milionë ton, sipas një publikimi të Universitetit të Oksfordit. Ky hulumtim u botua dy vjet më parë, ku thuhej se “panorama relative globale është në linjë me parashikimet deri në vitin 2025”.

Masa të ngjashme kundër produkteve plastike njëpërdorimshme kanë marrë edhe Tajlanda e Indonezia.

ME TE LEXUARAT