Rumania vendos ne karantine 1 dite cdo qytetar qe vjen nga zonat e virusit ne Itali

Bota
Rumania vendos ne karantine 1 dite cdo qytetar qe vjen nga zonat e virusit ne

Autoritetet e Rumanise kane vendosur që çdo qytetar që vjen nga dy zonat e prekura nga koronavirusi në Itali të izolohet në karantina për 14 ditë.

Ministri e shëndetësisë në Rumani ka thene se në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit të gjithë qytetarët që kanë qenë dy javët e fundit në Lombardi apo në Veneto dhe që tashmë kthehen në Rumani, janë të detyruar që të kalojnë 14-ditë në karantinat e ministrisë së Shëndetësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me anë të një postimi në Facebook ministria e Shëndetësisë në Rumani shkruan:

“Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë raportuar asnjë rast të qytetarëve rumun të prekur nga koronavirusi . Rumania mund të jetë më e ekspozuar ndaj shfaqjes së rasteve të infeksionit me koronavirusin e ri në territorin kombëtar, për shkak të dinamikës së udhëtimit të qytetarëve rumunë në tokat dhe rrugët ajrore midis dy vendeve.

Autoritetet e shëndetit publik do të përfshijnë personat që vijnë në Rumani nga lokalitetet e prekura në rajonin e Veneto dhe në provincën e Lodi Lombardia ose që kanë udhëtuar në këto lokalitete në 14 ditët e fundit, në kategorinë e atyre që duhet të qëndrojnë pasi të hyjnë në vend në kushte karantine për 14 ditë. Këto masa janë të ngjashme me ato të zbatuara nga autoritetet italiane.” shkruan ministria e shëndetësisë në Rumani.

ME TE LEXUARAT