Tronditet prape Tirana, policia jep emrin e personit te vrare ne Astir, e thirren jashte lokalit

Aktualitet

Policia ka thene se Vilson Tafçiu 28-vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë.

Ai ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë dhe menjehere është qëlluar për vdekje nga persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja:

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë.

Policia ka deklaruar se viktima ka qenë i shoqëruar në lokal, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë.

Aty është qëlluar për vdekje nga persona, identiteti i tyre nuk dihet viktima është i moshës rreth 30-vjeç.

Tiranë /Informacion paraprak

Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

[caption id="attachment_988021" align="aligncenter" width="700"] test4[/caption]

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve

ME TE LEXUARAT