Inxhinjeri: Termeti i 26 nentorit ishte shume prane nivelit katastrofik

Aktualitet

Inxhinieri Luigj Aleksi i pranishëm në emisionin “Real Story” në News 24 tha se tërmeti i 26 nëntorit për karakteristikat që manifestoi, ishte shumë afër nivelit katastrofik. Sipas tij, tërmeti shkatërrimtar ka lënë pasoja të mëdha kryesisht në banesa dhe pallate, të cilat kanë një periudhë kohore mbi gjashtë dekada.

“Kanë ardhur specialistë nga Izraeli që kanë matur strukturat e betonit. Strukturat e ndërtuara pas 90, strukturisht i kanë qëndruar lëkundjeve. Numri i banesave që do shemben, janë ose të ligjit të legalizimit, ose banesa të kaluara mbi 60 vjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përgjegjësia është individuale e gjithsecilit. Tërmeti mbi 6.4, për karakteristikat që pati, për kohëzgjatjen, ishte afër katastrofikut.

Ishte afër katastrofikut për shkallën e llogaritjes. Strukturat e ndërtesave qëndruan, katastrofa e njerëzve ishte shumë e dhimbshme për ata që vdiqën”-tha ai.

ME TE LEXUARAT