Kengetarja shqiptare heq dore nga muzika

Showbiz
Kengetarja shqiptare heq dore nga muzika

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Ahmetaj, u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2016, me këngën e saj të parë të titulluar “Gabim”.

Kënga ka kaluar 1 milionë klikime në Youtube dhe pas saj, Dhurata ka publikuar dhe projekte të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, kënga e saj e fundit, “A po vjen” është publikuar në gusht të 2018-ës dhe këngëtarja i ka munguar publikut me projekte të reja.

Madje, burime për “Prive.” kanë treguar se këngëtarja ka vendosur të heqë dorë nga muzika.

Ende nuk dihet nëse ky vendim i Dhuratës është përfundimtar, apo nëse këngëtarja ka ndërmend të rikthehet në të ardhmen.

Ndërkohë, Dhurata nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike për të informuar fansat e saj.

ME TE LEXUARAT