Termeti, Profesor Aliaj: Ne Durres ka levizur toka, zona e Adriatikut me e rrezikuar

Aktualitet

Profesori i Sizmologjisë Shyqyri Aliaj ishte i ftuar në Open ku foli për hartën që kanë publikuar ai së bashku me dy kolegë të tij: Eduard Sulstarova dhe Betim Muço.

Aliaj tha se ky studim u bë për t’i ardhur në ndihmë shtetit që ndërtimet e reja shumëkatëshe të bëheshin sipas eurkodit që e ka e gjithë Europa. Studimi nuk u mor parasysh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Duhet të theksojmë diçka. Bregdeti Adriatik është më i rrezikuari sepse është në skaj të dy pllakave asaj Afrikane dhe asaj Euro-aziatike. Nga vëzhgimi nga ajri shikohet se pranë Durrësit ka një ngritje 10 cm ndërsa 50 km në lindje ka një zhytje të tokës me 10 cm”- tha professor Aliaj.

Një tërmet është shënuar sot në Frence ku pati ca probleme. A mendoni se ka lidhje me tërmetin tonë?- e pyeti Eni Vasili.

Po ka lidhje. Sepse pllaka Euro-aziatike është nën një bazament dhe futen nën Apenine duke dhënë lëkundje dhe atje.

ME TE LEXUARAT