Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Brindisi/ Skafi me 4mln euro droge, policia shqiptare: Edhe ne ne operacion

Një skaf i mbushur me drogë u kap në brigjet italiane të Brindizit. Media italiane shkruan se operacioni për arrestimin e skafistit shqiptar dhe konfiskimi i marijuanes me vlerë 4 milionë euro është shkryer nga Guardia di Finanza. Disa orë pas kësaj ngjarje ka reguar Policia e Shtetit. Në një njoftim për mediat thuhet se “droga u kap në bashkëpunim me policinë shqiptare”.

NJOFTIMI I POLICISE

Strukturat e Guardia di Finanza-s, në bashkëpunim me Policinë Shqiptare kanë realizuar një operacion antidrogë të suksesshëm, në kuadër të të cilit u kapën gjithsej 334 kg drogë (marijuanë), e cila përllogaritet të nxirrte rreth 4 milion euro në tregun e paligjshëm.

Gjatë patrullimit të përbashkët në ujërat shqiptare fillimisht dhe vijimit të patrullimeve nga ana e palës italiane në afërsi të brigjeve të Brindizit, njësitë e Guardia-s kanë pikasur një mjet detar, gomone, e cila ngjallte dyshime për shkak të vendndodhjes. Mjeti lundrues është shoqëruar në port dhe gjatë kontrollit, në një hapësirë të maskuar, janë zbuluar 186 pako të mbështjella, në të cilat ishte fshehur lënda narkotike.

Skafisti, shtetasi shqiptar F. I., 32 vjeç është arrestuar në vendngjarje dhe njëherësh janë kryer procedurat e sekuestrimit të mjetit dhe provave të tjera materiale.

Mjeti lundrues ishte rreth 5 metra i gjatë, me një motor të jashtëm mjaft të fuqishëm.

Operacioni Aero-naval që u zhvillua ditën e djeshme konfirmon efikasitetin e kontrollit detar që ushtrohet nga Guardia di Finanza për të luftuar trafiqet e paligjshme që tentojnë të hyjnë drejt BE-së, sinergjinë me strukturat e Frontex-it, si dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe të konsoliduar tashmë me autoritetet e Policisë së Shtetit edhe nëpërmjet zyrave ndërlidhëse në Bari e Durrës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.