Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Gjykata e Fierit mbyll ne qeli Xhaxhain e ‘Ben Qimes’ dhe kusheririn

Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufaj që në Fier njihet dhe si “Ben Qimja”, është lënë në “arrest në burg” me afat 40 ditor. Ky afat është lënë nga gjykata e Fierit, si kohë për të pritur materialet hetimore nga prokuroria e Kosovës, e cila kërkon ekstradimin e Ahmet Isufajt në Kosovë.

Pikërisht drejtësia e këtij shteti, kërkon që Isufaj të transferohet në Kosovë për tu përballur me akuzat e “Krim të organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

Gjykata e Prishtinës mësohet se ka lëshuar një mandat-arresti për Isufaj, që dyshohet se është implikuar në një rrjet trafiku të drogës. Bashkë me 65-vjeçarin, gjykata ka caktuar masë sigurimi “arrest me burg” edhe për djalin e tij,33-vjeçarin Amarildo Isufaj, i akuzuar për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Amarildo Isufaj, u ndalua pikërisht gjatë një aksioni të Forcave të Posaçme Operacionale në Fier, ku ju sekuestrua një pistoletë pa lejë me 15 fishekë dhe një thikë Biçak. Babë e bir tashmë ndodhet në burg, ku njëri do gjykohet për pistoletën pa lejë, ndërsa babai do i nënshtrohet procedurave të ekstradimit ose jo në Kosovë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.