Grabisnin banesa dhe sende me vlere, arrestohen 3 ‘skifterat’ minorene

Aktualitet

Tre të rinj të moshave nga 18-19 vjeç janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi ishin kthyer në makthin e banorëve, duke u vjedhur banesat.

Sipas njoftimit të Policisë të ndaluarit janë shtetasit me iniciale M. A., M. B. dhe A. A.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në nëntor mësohet se këta persona në bashkëpunim kanë grabitur dy banesa në Vlorë, duke vjedhur sende me vlerë deri në 90.000 lekë.

Po ashtu, ata dyshohen të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, por nuk janë dokumentar ende me prova.

‘Bien në prangat e Policisë tre shtetas të dyshuar për një sërë vjedhjesh në qytetin e Vlorës. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore dy raste të vjedhjes dhe vijon puna për dokumentimin me prova edhe të rasteve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës ka bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve: M. A., 19 vjeç, M. B., 18 vjeç dhe A. A., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në qytet, dy prej të cilave janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht rastet e ndodhura në datat 15 dhe 25 nëntor 2019, që kanë të bëjnë me vjedhjen e dy banesave në lagjet “Partizani” dhe “15 Tetori”, në Vlorë, në të cilat janë vjedhur sende me vlerë deri në 90 000 lekë. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera.’-njofton policia.

ME TE LEXUARAT