Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Padia ndaj Ardian Dvoranit, Meta pritet te shkoje sot ne Prokurori

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta pritet të shkojë sot në Prokurorinë e Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve pranë organit të akuzës, raportoi për “BalkanWeb” se Presidenti Meta do të shkojë në prokurori në mesditë ku pritet të pyetet për kallëzimin kundër kreut të KED Ardian Dvorani.

Më 19 nëntor Kreu i Shtetit nënshkroi kallëzimin penal për ‘shpërdorim detyre’ ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani duke e cilësuar këtë padi si një mundësi historike për Reformën në drejtësi.

Padia e Presidentit u dorëzua në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Meta u përplas me Dvoranin për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se përzgjedhja u bë në mënyrë mafioze, duke e cilësuar kreun e KED një ushtar të verbër të partisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.