Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

PS anashkalon Meten, gjyqtaret betohen ne detyre edhe pa shkuar te presidenti

KUVENDI

P R O J E K T L I GJ

Nr.______/ 2019

“PËR

DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8577, DATË 10.02.2000, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”

Neni 2

Në nenin 86, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji.”

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

Leave A Reply

Your email address will not be published.