Virusi perhapet frikshem ne Kine, tri qytete futen ne karantine

Bota
Virusi perhapet frikshem ne Kine, tri qytete futen ne karantine

Qeveria kineze izoloi të enjten tre qytete me një popullsi prej 20 milionë banorësh, një veprim i pashembullt me qëllimin për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të një virusi vdekjeprurës që është përhapur edhe në disa vende të tjera.

Fillimisht autoritetet kineze ndaluan udhëtimet në rrugë tokësore, ajrore e detare nga Wuhani, qyteti nga dyshohet se e ka origjinën koronavirusi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Masa të ngjashme u morën disa orë më vonë në qytetet aty pranë, Huanggang dhe Ezhou.

Qytetet u izoluan në prag të festës së Vitit të Ri Hënor gjatë të cilit është traditë udhëtimi i miliona kinezëve. Qeveria ka anuluar festimet edhe në Pekin që zakonisht tërheq turma të mëdha njerëzish.

Deri tani virusi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave ndërsa rreth 600 të tjerë rezultojnë të prekur.

Autoritetet e Wuhan-it kanë kërkuar që të gjithë banorët të veshin maska në publik dhe u kanë bërë thirrje edhe punonjësve të qeverisë e sektorit privat të bëjnë të njëjtën gjë në vendin e punës, sipas agjencisë së lajmeve Hsinhua, e cila citoi një përfaqësues të qeverisë.

ME TE LEXUARAT