Sherr mes shqiptarëve, qëllohet me plumb në kokë 27-vjeçari

Aktualitet

Një emigrant shqiptar është plagosur me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij.

Mbrëmjen e së hënës në Frosinone të Italisë dy shqiptarë janë konfliktuar me njëri – tjetrin përpara një lokali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptarët kanë pasur një grindje të dhunshme midis tyre, më pas një 37-vjeçar është larguar për një kohë të shkurtër dhe është rikthyer me një armë. Në momentin që 27-vjeçari ka hyrë në makinë, ai e ka qëlluar me pistoletë në kokë, duke e lënë të plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet raportojnë se i plagosuri u transferua në Poliklinikën “Umberto I” në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, i cili i ka bërë të mundur nxjerrjen e plumbit nga kafka.

Vetë 37-vjeçari pas krimit është dorëzuar në polici. Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të kontrollit të prostitucionit në këtë zonë

ME TE LEXUARAT