Boksieri perfundon ne koma, u ndesh me kampionin per vetem 30 euro

Sport

Një “kikboksier” amator dhe i varfër në Kinë ka përfunduar në gjendje kome pasi u ngjit në ring për t’u përballur kundër një kampioni në këtë sport të rëndë.

Ming Jiaxin, 22 vjeç, kishte filluar stërvitje në këtë sport vetëm një muaj më parë dhe kishte vendosur të përballej me rivalin e tij 19 vjeç, por profesionist, kundrejt një shpërblimi prej vetëm 30 eurosh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prej më shumë se 10 ditësh, Ming ndodhet në gjendje kome dhe familja e tij nga zonat rurale në Kinë është detyruar të paguajë deri tani më shumë se 20 mijë dollarë për faturat mjekësore.

ME TE LEXUARAT