"Nuk jam unë në video", zbardhet deshmia ne SPAK, çfare u tha Lefter Alla hetuesve

Aktualitet
"Nuk jam unë në video", zbardhet deshmia ne SPAK,

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, dhënë gjatë pasdites në SPAK, në lidhje me videon e publikuar në media ku shfaqet duke konsumuar kokainë.

Sipas burimeve mediatike, Alla ka mohuar përpara prokurorëve të jetë ai personi në video.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Nuk jam unë personi në video. Të gjendet nga prokuroria duke pyetur ata që nxorën videon se kush është personi në video’, mësohet të ketë thënë Alla.

Alla qëndroi në zyrat e SPAK jo më gjatë një orë dhe shoqërohej nga avokati i tij, Petrit Ismailaj.

Ndërkohë që para tij në SPAK ishte edhe gazetari që denoncoi videon, Artan Hoxha.

Ai konfirmoi vertetesine e videos ndersa theksoi se cdo skenar per ta lidhur ate me raste te ngjashme me Babalen, eshte i deshtuar./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT