Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Neser mblidhet KLP, ja çfare pritet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen e ardhshme ditën e enjten datë 12 Dhjetor 2019, ora 12:00.

Sipas rendit të ditës në mbledhje do diskutohet transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm.

Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorë që janë të emëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ushtrojnë detyrën pranë një prokurorie tjetër.

Ndër të tjera edhe: Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Anton Martini . Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurores Donika Prela. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Dritan Prençi. Emërimin si prokurore të Znj. Arta Marku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.