Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Perplasja me Ilir Meten, Dovrani merret ne pyetje nga Prokuroria

Një ditë pas dëshmisë së presidentit Meta, prokuroria e Tiranës mori në pyetje edhe kreun e emërimeve në drejtësi, Ardian Dvorani.

Gjyqtari i Lartë i vënë në shënjestër të sulmeve nga kreu i shtetit u paraqit sot në organin e akuzës në orën 10:00, për tu ulur para prokurorëve të cështjes.

Burimet bënë të dirtur se Dvorani do të shpjegojë në detaje të gjitha procedurat që ka ndjekur me listimin e kandidatëve për anëtar të gjykatës Kushtetuese, organizimin e mbledhjeneve si dhe respektimin e afateve ligjore në njoftimet zyrtare që i ka bërë parlamentit dhe Presidentit.

Pak javë më parë, pas akuzave të presidentit, Dvorani mohoi publikisht të kishte kryer shkelje, duke thënë se kishte zbatuar vetëm ligjin.

Ndërkohë një ditë më , për një orë, parë kreu i shtetit Meta i bëri të ditur prokurorisë pretendimet e tij për shpërdorimin e detyrës nga ana e Dvoranit

Presidenti tha se të gjitha veprimet e kreut të këshillit të emërimeve në drejtësi ishin krye me qëllimin që mazhoranca të kapte plotësisht edhe gjykatën Kushtetuese.

Madje kreu i shtetit tha se dispononte edhe prova të forta që vërtetonin shpërdorimin e detyrës nga ana e Ardian Dvoranit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.