Negociatat/ Zedhenesja e KE : Pritet te çelet drita jeshile per Tiranen dhe Shkupin

Politikë
Negociatat/ Zedhenesja e KE : Pritet te çelet drita jeshile per Tiranen

Publikimi i një metodologjie të re të Komisionit Evropian, e cila ka për qëllim të ndryshojë mënyrën e negociatave të anëtarësimit për vendet aspirante është shtyrë për t’u publikuar në muajin shkurt. Komisioni është në proces të përfundimit të propozimit dhe ai do të paraqitet në javët e ardhshme”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero.

Botimi u njoftua jo zyrtarisht për më 29 janar, por sidoqoftë, projekt-propozimi nuk është përfunduar ende, dhe data tjetër e mundshme është 5 shkurt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me metodologjinë e re, ne duam ta bëjmë procesin e zgjerimit më të besueshëm, që do të thotë se nëse njëra palë përmbush detyrimet e saj dhe pala tjetër duhet të bëjë pjesën e vet. Ne duam të kemi një proces që do të jetë i dobishëm për të gjitha palët – si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për institucionet e BE “, tha Ana Pisonero.

ME TE LEXUARAT