Trump blindon Indinë, marrëveshje dy palshe për t’i shitur helikopterë dhe pajisje amerikane

Bota
Trump blindon Indinë, marrëveshje dy palshe për t’i shitur

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump mbërritën në qytetin Ahmedabad, ku u pritën nga kryeministri indian Narendra Modi.

Më vonë, të dy udhëheqësit shkuan në stadiumin e kriketit, ku ishin mbledhur mbi 100 mijë njerëz për të pritur Presidentin Trump.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Trump filloi fjalimin me përshëndetjen indiane “Namaste”, që do të thotë përkulem para jush, i cili tha se India “gjithmonë do të ketë një hapësirë të veçantë në zemrat tona”.

Ai vlerësoi Modin, marrëdhënien mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë dhe u shpreh se kishte plane për një marrëveshje tregtare mes dy vendeve.

“Jam i kënaqur t’ju njoftoj se nesër përfaqësuesit tanë do të nënshkruajnë një marrëveshje për tui shitur forcave të armatosura indiane helikopterë ushtarakë më të sofistikuar dhe pajisje të tjera me vlerë mbi tre miliardë dollarë.”

Presidenti Trump dhe zonja e parë shkuan më vonë në Agra, ku vizituan pallatin e njohur të Taj Mahal-it, si pjesë e qëndrimit së tyre 36-orësh në Indi.

Megjithëse foli me optimizëm për një marrëveshje tregtare, Presidenti Trump kishte thënë përpara vizitës se një marrëveshje e re e madhe për tregtinë midis dy vendeve nuk do të jetë pjesë e kësaj vizite. Në fjalimin e tij, Kryeministri Modi foli nota optimiste në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare, duke thënë se lidhjet po zgjerohen në sfera të ndryshme, duke filluar nga mbrojtja, sektori i energjisë dhe teknologjia e informacionit, dhe se një Indi në ringjallje do të paraqiste mundësi të reja për Shtetet e Bashkuara.

Zoti Modi përshëndeti vizitën e Presidentit Trump duke thënë se ajo shënon një kapitull të ri midis dy vendeve. “Marrëdhëniet Indi-SHBA nuk janë më thjesht një partneritet i zakonshëm. Ato janë shumë më të mëdha dhe më të ngushta”, deklaroi kryeminstri.

ME TE LEXUARAT