Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Fier/ Transportonte me autobus emigrante ilegal nga Iraku, arrestohet 54-vjeçari

FIER – 27 irakianë janë kapur nga policia e Fierit, pasi kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme. Po ashtu në pranga ka rënë edhe S.P 54-vjeç banues në Sarandë, i cili po transportonte me autobus irakianët.

Arrestimi i këtyre personave është bërë në kuadër të operacionit “Joint Action Days” për luftën ndaj trafikut të qënieve njerëzore në Ballkan, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kontrollet janë ushtruar në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë.

Ndërkohë shoferi i arrestuar do të përballet me akuzën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.