Termeti trondit dhe turizmin, anulohen pronotimet per Vitin e Ri

Aktualitet

Sektori i turizmit rrezikon frenimin më të madh pas tërmetit të 26 nëntorit. Plazhi i Durrësit është pritësi më i madh i turistëve që vijnë në mënyrë të organizuar përmes agjencive në Shqipëri.

Besnik Vathi që përfaqëson një nga tour-operatorët më të mëdhenj thotë se ka pasur anulime për grupet që do të kalonin vitin e ri në hotelet e Durrësit, ndërkohë që për sezonin e verës do të vijnë agjente nga jashtë për të verifikuar situatën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kurse eksperti i ekonomisë, Adrian Civivi thotë ekonomia është psikologji dhe në këto kushte do të prekte dhe sektorin e turizmit në vitin e ardhshëm, shkruan TCh.

Për të shpëtuar sezonin turistik tour-operatorët kërkojnë riparimin sa më shpejt të dëmeve në hotele, lehtësira fiskale dhe certifikim sizmik të ndërtesave pritëse.

Vitet e fundit sektori I turizmit ka marr një hov të fortë në Shqipëri, deri në korrik vendin e patën vizituar 3.3 milionë turistë të huaj me një rritje prej 12.4 përqind.

ME TE LEXUARAT