Koronavirusi, ne Wuhan bllokojne rruget per te shmangur eksodin, nje rast i ri ne Itali

Bota
Koronavirusi, ne Wuhan bllokojne rruget per te shmangur eksodin, nje rast i ri

Alarmi i kuq i ngritur për përhapjen e koronavirusit nuk rresht së rëni.Në rrugët e qytetit Wuhan, aty ku shpërtheu virusi, janë ngritur barrikada me lloj lloj mjetesh për të parandaluar që qytetarët të largohen masivisht nga zona.Ky eventualitet do të rrisë rrezikun e infektimit ndërsa autoritetet kineze shpresojnë të jenë në gjendje të përmbajnë përhapjen e virusit duke izoluar qendrat më të prekura.Ndërkohë, numri i të vdekurve është rritur në 107 ndërsa janë konfirmuar 1.300 raste të reja të infeksionit që e çojnë totalin e të infektuarve në Kinë në mbi 4000.Ndërkohë në Pistoia, në Itali, një grua kineze 53-vjeçare është shtruar në spitalin ‘San Jacopo’ si e dyshuar e infektuar me koronavirusin.Gruaja me origjinë nga krahina e Hubei, e cila udhëtoi me një grup prej rreth njëzet turistësh kinezë në një autobus për në Lucca, pësoi një simptomatologji të ngjashme me virusin e ri kinez.Paskësaj, autoritetet italiane kanë ndaluar dhe bllokuar të gjithë bashkëudhëtarët e gruas kineze për tju nënshtruar analizave të thelluara.

ME TE LEXUARAT