Aeroplanmbajtesja perfshihet nga flaket, plagosen dy persona

Bota

Një aeroplanmbajtëse ruse është përfshirë nga flakës, di pasojë janë plagosur dy persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në kuadër të reagimit të autoriteteve përkatëse është bërë i mundur vënia nën kontroll e flakëve në anijen, “Admirali Kuznetsov”.

“Admirali Kuznetsov” ishte ankoruar në Murmansk në veri të Rusisë për një riparim, kur zjarri shpërtheu gjatë disa saldimeve të enjten në mëngjes. Ndërkohë anëtarët e ekuipazhit dhe specialistët civilë ishin në anije në atë kohë, por janë evakuuar, thanë autoritete sipas të cilëve, dëmet do të vlerësohen më vonë.

Aeroplanmbajtësja “Admirali Kuznetsov” është përdorur në Mesdhe për misionet ajrore ruse në Siri.

ME TE LEXUARAT