Durres, 60-vjecari bie nga pallati nga frika e termetit, humb jeten ne gropen e ashensorit

Aktualitet

Një person është rrëzuar nga një pallat në ndërtim e sipër duke gjetur vdekjen e menjëhershme mbremjen e sotme ne Durres.

Viktima është identifikuar si Thoma Ruçi ndersa policia tha se 60 vjeçari punonte si roje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Forcat e rendit po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje që u shënua sot mbrëmje vonë tek Currilat në Durrës.

Dyshohet se i ndjeri, Thoma Ruçi, 60 vjeç ka rënë nga kati i 6-të, pasi është trembur nga termeti. Siç thanë burimet, trupi i pajetë është gjetur tek gropa e ashensorit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, rreth orës 23:30, në një ndërtesë është rrëzuar aksidentalisht,shtetasi Th.R., 62 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT