‘Kyçet’ qyteti i dyte prej koronavirusit ne Kine, 19 milion banore pa sherbime transporti

Bota
‘Kyçet’ qyteti i dyte prej koronavirusit ne Kine, 19 milion

KINË

Pas Wuhan edhe në qytetin 50 kilometër larg tij, Huanggang është pezulluar transporti publik për shkak të rrezikut të transmetimit të virusit korona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

CNN raporton se 19 milion banorë janë pa shërbim transporti publik në Kinë dhe si pasojë nuk kanë ku të shkojnë dhe si ti largohen rrezikut të virusit.

Wuhan është një qytet me 11 milion banorë, pothuajse sa Londra që është qyteti më i madh europian për nga popullsia. Numri i të prekurve nga virusi ka shkuar në 611 vetëm në Kinë, dhe brenda territorit të vendit më të populluar në botë vetëm 7 rajonë kanë mbetur pa u prekur.

Një problem tjetër që është hapur në Wuhan është mbyllja e të gjitha marketeve dhe tregjeve ushqimore. Në këtë mënyrë njerëzit nuk kanë se ku të blejnë ushqime.

ME TE LEXUARAT