Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Deshtojne arrestimet ne Durres, disa të kërkuar ikën jashtë shtetit menjehere pas tërmetit

Nje pjese e mire e fajtoreve per pasojat e renda ne Durres mesohet se jane larguar nga Shqiperia menjehere pas termetit.

Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme duke bërë me dije se janë lëshuar 17 urdhëra ndalimi, 9 janë ekzekutuar dhe vijon puna për të tjerë të implikuar.

Mes të arrestuarve janë zyrtarë, pronarë, ndërtues e specialistë. Pas një pune 2 javore, në bazë të provave siguruar nga prokuroria, sipas drejtorit të Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, është konstatuar se dëmet kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa respektuar rregullat.

Kryeprokurorja e Durrësit Anita Jella deklaroi se Hetimet do të vazhdojnë për çdo person apo zyrtar të përfshirë në veprime të paligjshme.

Menjëherë pas tërmetit ka filluar procedimi penal për shpërdorim të paligjshëm, është një procedim që hetohet për herë të parë.

“Ndaj disa shtetasve do të regjistrohet emri sa i përket veprës penale të vrasjes së kryer me dashje indirekte.

Hetimet vazhdojnë dhe janë kryer hetime shumë të shpejta. Objekti i hetimeve ka të bëjë së pari me drejtimin e zbatimit nga drejtuesit formal dhe ato ish – formal.

Sa i përket miratimit të lejeve, janë gjetur paligjshmëri dhe po kryhen hetime intensive ndaj objekteve të dëmtuara. Hetimet do të vazhdojnë për çdo person apo zyrtar të përfshirë në veprime të paligjshme”, tha kryeprokurorja Jella.

Nga ana tjeter drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi theksoi se personat e larguar jashtë vendit kanë pasur arsye familjare.

“Persona që janë larguar jashtë vendit janë larguar për arsye familjare dhe jo për shkak të hetimeve. 5 personat që janë jashtë shtetit nuk lidhen me arsyet e hetimit, por për arsye shëndetësor ndërsa lidhur me indentitetin e personave ende nuk mund ti bëjmë të ditur”, u shpreh Minxhozi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.