PD Durres: Dako ne krye te masakres urbane, u ndaluan cironkat

Politikë

DURRËS

Partia Demokratike Durrës ka denoncuar ish-kryebashkiakun Vangjush Dako si përgjegjësin e dramës që po kalon qyteti pas tërmetit të 26 nëntorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i PD Durrës Ferdinand Xhaferaj deklaron se Dako ka qenë për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës dhe se prokuroria ka ndaluar cironka.

Sipas tij Dako është jashtë juridiksionit të Prokurorisë pasi është nën juridiksionin e kryeministrit Edi Rama.

DEKLARATA E XHAFERAJT

Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti. Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll.

Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.

Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës.

ME TE LEXUARAT