Demet nga termeti, dy pistoletat e gjetura nen rrenoja vonojne shembjen e Kavalishences

Aktualitet

Drejtori i Kavalishences Ahmet Doda dhe nëndrejtori Kujtim Hasa i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme janë marrë në pyetje në lidhje me gjendjen e godinave të Konvaleshencës, në njërën prej të cilave mbeti i vdekur në tërmetin e 26 nëntorit dhe Bajram Hajdarmataj.

Godinat kanë pësuar dëme që në tërmetin e 21 shtatorit megjithatë për shkak të neglizhencës apo papërgjegjshmërisë në ushtrimin e detyrës nuk janë marrë masat në kohë, gjë që çoi dhe në humbjen e jetës së një oficeri që ndodhej aty.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë tri godina të Shtëpisë së Pushimit kanë probleme strukturore dhe në muraturë dhe janë vlerësuar për prishje. Ndërkohë në njërën nga godinat ka pasur dhe banorë të strehuar që nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti i parë dhe bilanci i dëmeve në njerëz mund të kishte qenë më i madh.

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar shumë urdhër arreste për ndërtues dhe kolaudator të objekteve të shembura dhe ku pati viktima.

Në fotot është godina e konvaleshencës ku vdiq oficeri e cila pritet të shembet plotësisht. Prania e dy pistoletave në pjesën e rrënuar të godinës ku ndodhej dhe Hajdarmataj ka vonuar shembjen e objektit.

Në polici ndodhen edhe ish-drejtues dhe zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës./top channel

ME TE LEXUARAT