Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Fifi zbulon kujt ia dedikoi kengen “Marova”

Fifi dhe kompozitori i njohur Flori Mumajesi janë përfolur shumë se janë në një lidhje dashurie.

Deri më tani dyshja nuk ka dhënë një konfimim apo përgënjeshtrim të lajmeve në media, edhe pse Fifi u shpreh që është e lumtur që është përfolur emri i tij.

Kënga “Marova” e këngëtares u pëlqye shumë nga publiku dhe shumë me siguri kanë menduar se është një dedikim për Florin.

Se si qëndron e vërteta e zbuloi Fifi këtë të shtunë në “Shiko Kush LUAN”.

Në “Ndaje ose Haje”, Fifi u pyet nëse ‘Marova’ është dedikim për dikë apo jo.

‘Është dedikim për dikë, sigurisht’, u shpreh Fifi, ku nuk ka preferuar ta zbulojë me emër, por tregoi se ka “Xh” iniciali i emrit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.