Parandalohet tjetër tragjedi nga tërmeti i sotëm në Tiranë

Aktualitet

Lëkundjet e tërmetit që u regjistruan në Shqipërinë mëngjesin e dielës me magnitudë 4, kanë lëkundur sërish godinat e dëmtuara nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Në Kombinat demtimi i pallatit dy javë më parë i mori jetën studentes së Arkitekturës, Xhesika Biqiku.

20 vjeçarja nxitoi të largohej nga banesa pas lëkundjeve të forta, por shkëputja e disa tullave nga parapetat e katit të pestë të pallatit i morën jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak metra larg pallatit ku humbi jetën Xhesika, një tjetër objekt banimi pas lëkundjeve të mëngjesit të sotëm është kthyer në një rrezik për banorët e kësaj zone të Kombinatit.

Efektivë të Policisë Bashkiake kanë vendosur perimetrin e sigurisë për banorët, ndërkohë që Shefi i Zjarrfikëseve të Kombinatit Luan Shehu drejton operacionin për heqjen e parapeteve që përbëjnë rrezik.

Në katin e pestë efektivë të zjarrfikëseve ndërhyjnë për të hequr tullat e lëvizshme dhe parapetet që përbëjnë rrezik për jetën e banorëve.

Për më shumë se 30 minuta punonjës të shërbimit zjarrfikës punuan për të larguar pjesët e rrezikshme, ndërkohë që do të jenë ekspertët ata të cilët do të vendosin për mënyrën e ndërhyrjes në objekt.

Parapetet e kateve të sipërme, për shkak të amortizimit por edhe peshave të shtuara të depozitave janë kthyer në një rrezik të shtuar për banorët që jetojnë në këtë zonë.

Shërbimet e zjarrfikëseve janë duke punuar për largimin e pjesëve të dëmtuara por banorët ende janë në pritje të një ndërhyrjeje më të specializuar që të ofroj siguri për jetën e tyre./abcnews

ME TE LEXUARAT