Dëshmia tronditëse per vrasjen e gruas: Kur kam dalë jashtë dëgjova të bërtiturat e Dritës

Aktualitet

51-vjeçarja Drita Saliaj nga Gjerbësi i Mallakastrës është përdhunuar nga një prej agresorëve në banesën e saj para se të vritej prej tyre. Faktin tronditës e ka rrëfyer një prej autorëve të dyshuar të krimit makabër 16 vjeçari Sindi Shehaj gjatë marrjes në pyetje. Kjo e dhënë e prokurorisë përmendet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë për 3 të rinjtë.

Sindi Shehaj ka rrëfyer se Luis Saliaj dhe Ervis Zotaj shkuan në banesën e Drita Saliajt për të blerë hashash dhe Ervisi më pas e përdhunoi atë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kur kam dale jashtë dëgjova të bërtiturat e Dritës. U afrova tek dritarja dhe pashë Ervisin, që i hoqi me dhunë pantallonat, Dritës dhe më pas kreu marrëdhënie seksuale me të. Ndërkohë që Ervisi kryente marrdhënie seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë me të cilët lidhën Dritën.

Ervisi dhe Luisi i futën në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe çuan tek makina e Ervisit. Unë e drejtova makinën dhe Ervisi qëndroi me Dritën mbrapa”.

Më pas, sipas dëshmisë së Sindit, dy shokët I kërkuan të shpejtojë drejt rezervuarit ku e hodhën viktimen të lidhur. Me tej ata u ndanë dhe porositën Sindin, banor i një fshati tjetër, të mos flasë me askënd. Dhunën në trupin e gruas e ka pohuar dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

“Pantallonat dhe mbathjet kanë qëne të ulura deri tek kërcinjtë e këmbëve. Rreth kofsheve janë vërejtur ekimoza të shumta, të vogla, me permasa 1×1 cm, me ngjyrë të kuqe. Në të dy kërcinjtë janë vërejtur shirita ekimotike rrethore, me gjatësi 0.5 dhe thellësi 1 cm”.

Në dëshminë e tij adoleshenti Sindi Shehaj, tregon një tjetër fakt tronditës të rinjtë kishin shkuar në banesën e 51 vjeçares për të blerë hashash. Por kishin debatura per çmimin e tij.

“Luisi kërkoi, që hashashi ta blinte me 50 Euro, ndërsa Drita thoshte me 200 Euro”.

Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj japin dëshmi të ndryshme, secili duke mohuar pranine e tij brenda banesës gjatë kryerjes së krimit. Por Luisi që ishte dhe I afërm I viktimës përmend blerjen e hashashit, por jo aktin e përdhunimit.

Ndërsa 26 vjeçari Ervis Zotaj ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Drita Saliaj. Por pranon njohjen me dy adoleshentët. Në dëshminë e tij, thotë se ata i kishte takuar për herë të fundit në datat 28 dhe 29 dhjetor, citon abcnews.

ME TE LEXUARAT