Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Dhunon barbarisht gjyqtarin, perjashtohet lojtari

Malte, lojtari Antuan Kamijeri u nervozua në maksimum duke dhunuar në mënyrë skandaloze asistentin e gjyqtarit Masimo Aksisa pasi ky i fundit akordoi kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të ashpër dhe për rrjedhojë u detyrua të linte fushën.

Kamijeri ka shfryrë ndaj arbitrit anësor 18-vjeçar duke e goditur me grushta dhe shkelma. I gjendur në këtë situatë kaotike, arbitri ndëpreu sfidën, ndërsa futbollisti u shoqërua në komisariatin e policisë nga forcat e rendit.

Pas përfundimit të takimit ditën e djeshme, Kamijeri u përjashtua për 1 vit nga futbolli si dhe u gjobit me 100 €.

Leave A Reply

Your email address will not be published.