Lubonja: Shqiperia mori drejtimin e OSBE, sepse u terhoq Norvegjia

Politikë

Analisti i njohur Fatos Lubonja deklaroi në ‘Real Story’ në News24 se OSBE nuk ka ndonjë fuqi lidhur me proceset demokratike.

Duke iu referuar marrjes së Presidencës së OSBE nga vendi ynë por edhe reagimeve të OSBE për situatën në vend, Lubonja tha se me kryesimin e Shqipërisë i humb fare vlera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Ashtu siç e di unë dhe mund ta kontrollojmë, Shqipëria u zgjodh sepse hoqi kandidaturën e vet Norvegjia.

Për mua debati lidhur me OSBE-në lidhet me atë që në thelbin e vet se çfarë përfaqëson OSBE dhe me çfarë mund të na ndihmojë në procesin demokratik.

Ne e kemi këtë të OSBE dhe shkojmë e qahemi dhe nga ana tjetër jemi dhe kryetarë të OSBE. Pikëpyetja e madhe është a ka ndonjë fuqi kjo OSBE-ja? Për mendimin tim, OSBE nuk ka ndonjë fuqi.

Rasti i turkut e tregon këtë. OSBE-së me kryesimin e Shqipërisë i humb fare vlera dhe nuk mund të shpresojmë shumë nga OSBE’, deklaroi Lubonja. /BW

ME TE LEXUARAT