Leksion i ri për pragmatizmin tonë politik

Kosovë&Rajon
Leksion i ri për pragmatizmin tonë politik

Halit Krasniqi

Mandatari ka marr bekimin e presidentit dhe ka hyrë në afatin kushtetues. Bisedimet e deritashme të zhvilluara kohë të gjatë nga subjektet politike, nuk janë inkurajuese. Kryesisht caktimi i vijave të kuqe nga fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, ka ngushtuar mundësitë. Ky kriter ka hendikepuar procesin, fituesi i zgjedhjeve e ka lënë vetëm një subjekt të preferuar. Ky subjekt mund të mos çmohet nga të tjerët, por nuk bën të nënçmohet asnjë herë nga rivalet e tij. Ka elektoratin e tij fanatik, që edhe në periudha dëshpruese, nuk e lejnë pa mbështetje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo gjendje sikur të ne, që vendi për kaq kohë ka mbetur pa bërë Qeveri, kështu ka ndodhur

edhe në vende të tjera. Madje edhe në vende me demokraci të konsoliduara dhe madje për kohë më të gjatë, si: në Gjermani 2018, Holandë 2017, Belgjikë 2011, etj . Por në ato raste kanë pasur rrethana të tjera dhe kjo ka ndodhur për motive të njohura e të pranuara.

Gjithashtu edhe standardet e tyre shoqërore, gjendja e tyre socio ekonomike dhe pozita e tyre në marrëdhënie ndërkombëtare është ndryshe nga e jona. Kosova dhe populli i saj me specifikat e tij, asnjëherë në ekzistencën e vet nuk ka qenë vend i pavarur dhe popull i lirë.

Nëse të tjerëve ju lejohet vonesa për krijimin e qeverive, është e arsyeshme, sepse ata kanë standarde shekullore në funksionimin e institucioneve të shtetit dhe kanë nivel të lartë në zhvillimin e tyre shoqëror e ekonomik, kulturor dhe institucional, kanë sistem të drejtësisë të pavarur dhe të konsoliduar tradicionalisht. Kanë standarde për rendin dhe sigurinë e brendshme, kufijtë e garantuar nga ushtritë e tyre dhe nga aktet ndërkombëtare.

Gjendja jonë është e veçantë. Duhet të koncentrohemi në zhvillimin ekonomik dhe në ruajtjen e standardeve demografike e në ndaljen e emigrimit te të rinjve nga vendi ynë. Pozita jonë aktualisht është unikate. Objektivat tona janë specifike, veçanërisht sfidat tona janë komplekse dhe mund të arrijnë deri në kufij kërcënues për ekzistencën e shtetësisë sonë dhe në ruajtjen e tërësisë territoriale.

Ky ngërç për formimin e qeverisë, do të shërbej për edukimin e klasës politike dhe në ndryshimin e shprehive të protagonistëve që prioritet kishin veprime destruktive me qëllim të vetëm krijimin e protagonizmit të tyre.

Pas këtij ngërçi nuk do të mund të preferohet lehtësisht si më parë dëmtimi i shesheve, ndërtesat qeveritare, parlamenti, sulme në integritetin fizik vetëm pse nuk përputhën në koncepte. Nuk do të ketë urdhër nga selia e ndonjë subjekti politik, për atakim të familjeve të oponentëve dhe kërcënim duke organizuar turma për sulm me zjarre e mjete tjera në ambiente familjare të oponentëve politikë.

Ky ngërç do të emancipoj protagonistët politikë që mospajtimet e tyre t’i shprehin pa ndrojtje në publik kudo qoftë, por doemos me argumente e arsyeshmëri dhe jo të ndezin turma për ta djegur vendin; vizionet e tyre çfarë do që t’i kenë, t’i shpalosin në publik me rezon të arsyeshëm argumentues dhe jo me arrogancë e imponim duke atakuar integritetin fizik të oponentëve të tyre. Diskurset e tyre t’i shprehin publikisht, por jo edhe këtë të drejtë t’ua mohoj të tjerëve.

Pas këtij ngërçi, jeta e përditshme normalisht do të filloj një ditë pas komunikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe deri në përfundim të mandatit të një legjislature, nuk do të manifestohen fushatat zgjedhore siç ka ndodhur pa ndërprerë duke manifestuar leksik elektoral e klimë zgjedhore nga fushata në fushatë.

Pas këtij ngërçi për formimin e qeverisë nga fituesi i zgjedhjeve që ka të drejtën kushtetuese ekskluzivisht të formoj institucionet e shtetit, i cili duke manifestuar arrogancë e prepotencë edhe atëherë kur ka pasur të drejtë ka përzgjedhur mënyra e mjete, të pa pranueshme për rendin demokratik, metoda e takt të pa duhura për stadet e zhvillimit tonë, e madje edhe të dëmshme duke krijuar armiqësi patologjike përtej kufijve të lejuar në shoqërinë tonë me rivalet politik.

ME TE LEXUARAT