“Serbia te ndale fushaten kunder pavaresise”, Daçiç reagon pas deklarates se te derguarit te Trump

Kosovë&Rajon
“Serbia te ndale fushaten kunder pavaresise”, Daçiç

Pas deklaratave të së dërguarit të Posaçëm Donald Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vjen një reagim nga ministri i Jashtëm serb Iviça Daçiç. Grenell në vizitat e tij më Thaçin dhe Kurtin ka përsëritur kërkesën e Washingtonit që Kosova të heq taksën, ndërkohë i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës.

Një kërkesë të tillë ndërkohë e ka kundërshtuar Daçiç, duke thënë se ndalja e një fushate të tillë ndaj pavarësisë së Kosovës nuk mund të kompensohet vetëm me heqjen të taksës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndalja e fushatës për heqjen e njohjeve nuk mund të kompensohet me heqjen e taksës”, pohoi ministri serb. Po ashtu ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka rikujtuar se pozicioni i Beogradit mbetet i njëjtë, dialogu duhet të vazhdojë, por vetëm me heqjen e taksës.

ME TE LEXUARAT