“Unë të q* robt”/ Plas sherri, shoferi hipën mbi pasagjerët

Aktualitet
“Unë të q* robt”/ Plas sherri, shoferi hipën mbi
Që transporti publik në kryeqytet është ndër shërbimet më të kritikuara nga qytetarët, kjo nuk është një e re tashmë, por kohët e fundit janë publikuar vazhdimisht filmime ku edhe drejtuesit e urbaneve apo fatorinot shfaqin sjellje jo etike ndonjëherë edhe të dhunshme. Pikërisht ky është njëri nga rastet e publikuar nëpër rrjetet socilae ku një qytetar shkruan se shoferi që shiikoni në video është konfliktuar me një pasagjer për shkak se ky I fundit kishte bërë vërejtje për qëndrimin 30 minuta në stacion. Ndërsa ankohet se vonesa të tilla nëpër stacione vonojnë qytetarët të shkojnë në destinacion, denoncuesi akuzon shoferin se është ngritur nga vendi i tij për të goditur fizikisht njërin nga pasagjerët si dhe e ka fyer me fjalë të rënda. “Pershendetje Joq ! Sa po ka ndodhur para 20 minutash te linja e unazes. Shoferi ne fjal kishte autobuzin dhe rrinte 30 min neper stacjone i la njerzit pa pune dhe pa vajtur shpejt ne destinacjon, dhe iken ngadale, mire keto po te ve dhe dore dhe te shan nga ropt popullin se te qith psagjeret u ankuan hec shpejt. Cohet shoferi per te goditur qytetarin se e kapte ne vidjo kur hikte ngadal dhe rrinte shume ne stacjone. Mjere ne me kete linj urbani qe kemi”, shkruan denoncuesi.

ME TE LEXUARAT