Dhuna ne familje, 4600 raste te denoncuara

Aktualitet
Dhuna ne familje, 4600 raste te denoncuara

200 raste të dhunës në familje janë regjistruar më shumë se viti paraardhës gjatë 2019. Nga 4600 raste të denoncuara gjysma e tyre janë trajtuar me urdhër mbrojtje, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë konflikte çasti. Sipas avokatëve në 2019 janë shtuar rastet e dhunës ndaj grave dhe ndaj prindërve.

200 raste më shumë të dhunës në familje janë evidentuar dhe trajtuar nga policia gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin paraardhës. Gjatë 2018 janë regjistruar 4411 padi në komisariatet e policisë, ndërsa gjatë vitit të shkuar u plotësuan 4629 raste.

Nga këto padi për dhunën e shkaktuar, sipas policisë 2800 prej tyre janë trajtuar me urdhër të menjëhershëm të mbrojtjes, ndërsa pjesa tjetër ka qenë konflikte çasti dhe jo në mënyrë të përsëritur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Avokatja Vjollca Pustina shprehet për RTV Ora se gjatë 2019 më së shumti kanë qenë dhunë e shkaktuar ndaj grave por dhe ndaj prindërve.

Pustina: Më shumë ka raste që gratë bëjnë kallëzim për dhunë në familje që e ushtrojnë burrat, të pakta që vijnë edhe burrat që bëjnë kallëzim. Rastet janë shtuar shumë edhe të prindërve që dhunohen nga fëmijët.

Pustina deklaron se në gjykatë trajtohen dhe raste kur gratë duan të përfitojnë në mënyrë të paligjshme prej bashkëshortëve duke kërkuar urdhra mbrojtje, por që trajtohen me rezerva nga togat e zeza.

Pustina: Gjyqtarët në momentin që konstatojnë që qëllimi i tyre është për të marrë në mënyrë të padrejtë pasurinë, gjykatat i rrëzojnë kërkesat për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Gjatë vitit 2019 janë regjistruar 14 vrasje në familje, me 17 viktima, nga të cilat 12 gra, ndërsa u arrestuan 535 persona. Ndërkohë gjykata gjatë vitit të shkuar ka dhënë rreth 1 mijë urdhra mbrojtje.

ME TE LEXUARAT