Gropa ne rruge “gelltit” autobusin me pasagjere, humbin jeten 6 persona

Bota

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur, pasi një gropë e madhe e hapur rishtaz në rrugë përpiu një autobus pasagjerësh dhe disa këmbësorë në Kinën qendrore.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai. Pamjet e zhytjes së autobusit janë kapur nga kamerat e sigurisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kina vitet e fundit ka pasur disa incidente të një natyre të tillë, ku tregojnë momentin kur njerëzit duke pritur në një stacion autobusi detyrohen të ikin me vrap ndërsa toka nën autobus fillon të shpërthejë brenda.

Një numër njerëzish mblidhen për të shpëtuar pasagjerët e autobusit. Sipas mediave shtetërore, gropa në rrugë shtrihej në një diametër gati 10 metra.

Është e paqartë se sa persona ishin brenda autobusit në kohën e incidentit. Për hapjen e gropave në rrugët e Kinës shpesh fajësohen punët e ndërtimit dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit në vend.

 

[embed width="600" height="600"]https://youtu.be/TpuiC7O9tgg[/embed]

ME TE LEXUARAT