Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Sipas nje studimi, çaji jeshil ju ndihmon te jetoni me gjate

Pirja e çajit të paktën tre herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe është e lidhur me një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme, të paktën në Kinë kjo ka funksionuar më së miri, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit kinezë zbuluan se përfitimet shëndetësore të lidhura me çajin ishin më të theksuara për ata që konsumonin kryesisht çajin e gjelbër,

Përfitimet ishin gjithashtu më të qarta midis burrave, tregoi studimi

 

Studiuesit shikuan të dhënat nga 100.902 njerëz kinezë pa histori sulmi në zemër, goditje në tru apo kancer dhe i ndanë në dy grupe: konsumues të zakonshëm që pinin çaj tre ose më shumë herë në javë, ata që nuk pinin kurrë çaj, dhe ata që pinin më pak se norma e domosdoshme. Ata u ndoqën gjatë një periudhe shtatë vjeçare.

Analizat e tyre zbuluan se konsumatorët e rregullt të çajit kishin një rrezik 20% më të ulët të sëmundjes së zemrës dhe goditje në tru, dhe një rrezik prej 22% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru.

Konkretisht, ata zbuluan se konsumatorët e rregullta të çajit mund të jetonin 1,26 vjet më gjatë sesa ata që nuk pinin rregullisht një filxhan çaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.